Mediat greke kanë publikuar pamjet nga momenti kur 23-vjeçari shqiptar masakron me thikë një 19-vjeçar, Alkis Kampanos. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme pas një sherri banal mes tifozëve në Selanik.

Autoritetet greke arrestuan sot një ditë pas krimit autorin e dyshuar, një 23-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë ende me dije.

Sakaq, në videon e publikuar shfaqet një grup djemsh që vrapojnë nga një rrugë e ngushtë drejt një rruge kryesore dhe hipin në dy automjete, duke u larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes. Në video shihet edhe një pamje nga sulmi ndaj grupit të të rinjve ku ishte edhe Aris.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb