Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Sergio Mattarella, i cili sot u betua si President i Italisë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Basha thekson se trashëgimia historike dhe kulturore rigjallërohet vazhdimisht nga partneriteti strategjik mes dy vendeve.

MESAZHI I BASHES
Punë të mbarë Presidentit Sergio Mattarella për fillimin e mandatit të tij të dytë! Trashëgimia e jashtëzakonshme historike dhe kulturore që lidh vendet tona ????, e rigjallëruar vazhdimisht nga partneriteti strategjik në të cilin kemi besim të madh, na bëjnë të shikojmë me vendosmëri dhe optimizëm drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane??.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb