Presidenti Ilir Meta nuk i ka kursyer kritikat për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin, bashkëshorten e tij, për vendimin për të djegur mandatet e deputetëve.
I ftuar në Frontline në ‘News24’ Meta tha se nëse është gënjyer apo jo, është çështja e saj.
Po ashtu ai u pyet nëse do të bëhej lider i opozitës.
“Nuk caktohet njeriu lider. U përpoq doktori të caktonte liderin, por sa i që nuk bëhet lider nuk është. Ne jemi në funksion të opozitarizmit. të sovranitetit, të gjithçkaje, jemi për të ardhmen, Për pluralizmit. Kur një palë godet kushtetutën, s’ke ça bën. Kur përshëndeti thërret: Eja të bëjmë zgjedhjet lokale se ku është interesi, ata bëjnë lojëra. Ata gjejnë kohën kur është presidenti jashtë dhe djegim mandatet. Znj.Kryemadhi me vendimin e saj per lenien e mandateve ka marre nje vendim te gabuar. U gënjye? Çështja e saj dhe e LSI t’i besonte dikujt qe i gënjeu.”, tha Meta.
