Paraqitja e Green Pass-it nuk do të jetë më një kërkesë e detyrueshme për të hyrë në lokalet dhe aktivitetet e tjera në ishujt Kanarie, sipas vendimit të fundit të qeverisë iberike.

Kujtojmë se kjo leje ishte e detyrueshme për baret apo restorantet e ishullit.

Vendimi është marrë pas konstatimit të një përmirësimi i indekseve epidemiologjike.

Qeveria rajonale do të kërkojë, megjithatë, një autorizim gjyqësor për bizneset që dëshirojnë të vazhdojnë të aplikojnë për Green Pass për klientët.

Spanja ka kaluar kulmin e valës së saj të fundit të koronavirusit të nxitur nga varianti Omicron.

Kurba e infeksioneve po bie. Vendi ka shënuar një rënie të numrit të rasteve me Covid-19 dita ditës.

Shkalla e incidencës shtatë-ditore në fillim të javës së kaluar arriti pikën më të lartë prej 1 306 për 100 000 banorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb