Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg. Që në momentet e para ish-ministri nuk e priti mirë vendimin. Tashmë ai ka vetëm një mundësi. T’i drejtohet Gjykatës së Lartë me rekurs.
Avokati i tij Maks Haxhiaj ka këmbëngulur gjithë kohës për mbrojtjen e Tahirit , ndërsa ka theksuar edhe më herët se nuk e ka shpërdoruar detyrën dhe se nuk ka pasur asnjë lidhje me grupin kriminal Habilaj.
Gjithashtu ai donte të reagonte në sallën e gjyqit, por nuk është lejuar.
Gazetarja Klodiana Lala tha për BalkanWeb se në mars mbushen plote pesë vite nga koha e nisjes së betejës së Tahirit me drejtësinë.
Në atë kohë Prokuroria iu drejtua parlamentit për të arrestimin e Saimir Tahirit dhe në finale u vendos të lejohej kontrolli i banesë dhe personal. Ai vendosi të linte mandatin e deputetit duke pretenduar për t’u përballur me drejtësinë.
Tashmë është fakt se ish-ministri i Brendshëm do të shkojë prapa hekurave me shumë gjasa mund të ketë edhe një komunikim për mediat dhe për të mësuar më shumë se si do të vijojë me këtë çështje..
Shkëndijat për çështjen Tahiri u dhanë nga ish oficeri i Policisë Dritan Zagani.
Sa i përket disa dhuratave apo ryshfetin që i kishte bërë Moisi Habilajt, ai kishte thënë se dhuratat ishin në shenjë falënderimi.
‘Fenomeni i kanabizimit të vendit, ishte një tjetër çështje që foli gjykata, dhe sipas saj Tahiri nuk e kishte përmbushur detyrën duke e lënë përhapjen e saj në të gjithë Shqipërinë. Ndryshme nga më herët ku dhjetëra mbështetës qëndronin para Gjykatës sot ishin vetëm familjarët e tij që prisnin vendimin. Tashmë ai ka vetëm një mundësi. T’i drejtohet Gjykatës së lartë me rekurs dhe mund të kërkojë zbutje të dënimit ’, tha më tej gazetarja Lala.
(BalkanWeb)
