Autoritetet në Zelandën e Re, kanë identifikuar raste abuzimi të priftërinjve katolikë me fëmijë.
New York Time shkruan se raportimet për abuzime janë paraqitur kundër qindra anëtarëve të Kishës Katolike në Zelandën e Re.
Nga statistikat e publikuara bëhet me dije se nga 1950 dhe 2021 janë raportuar 1, 680 raste të abuzimeve të kryera nga anëtarët e Kishës Katolike dhe kjo sipas hetuesve është vetëm maja e ajsbergut.
Më shumë se gjysma e të gjitha abuzimeve të raportuara përfshinin abuzim seksual ose abuzime të tjera fizike, emocionale ose psikologjike.
Christopher Longhurst, udhëheqës kombëtar i Rrjetit të të Mbijetuarve të Priftërinjve të Abuzuar, ka thënë se nuk ka një mekanizëm për të kontrolluar saktësinë e këtyre numrave.
Sipas vlerësime një gjashtë deri në dhjetë persona kishin përvojë të ngjashme për çdo ankesë të pranuar, por ata kurrë nuk ngritën një padi.
Dy priftërinj nga Zelanda e Re, Roger Moloney dhe Bernard McGrath, janë dënuar tashmë për abuzim të fëmijëve në shkollë.
Njoftimi i rezultateve të hetimit vjen në një kohë kur vendet në mbarë botën po hetojnë akuzat për abuzim seksual në Kishën Katolike.
Një komision i pavarur në Francë vitin e kaluar vlerësoi se më shumë se 200,000 të mitur ishin abuzuar seksualisht në shtatë dekadat e fundit dhe në shumë raste ishin heshtur kur flisnin për përvojat e tyre.
(BalkanWeb)