*Vangjush Dako: Vetëm PS bën shtet
DURRËS-Anëtarësime të reja në Partinë Socialiste dhe në Durrës. Pas Beratit, sot përfaqësues të PS kanë zhvilluar në Durrës një takim me socialistë dhe të sapoanëtarësuar në këtë subjekt partiak.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në cilësinë e kreut të Partisë Socialiste për qarkun Tirane e Durrës, kryetari i Bashkise se Durresit, Vangjush Dako dhe me pas Kreu i PS Edi Rama shprehën argumentet se përse të rinjtë më shumë se kurrë duhet të besojnë tek Partia Socialiste dhe te fuqizojne ne rritjen e kesaj partie.
Rama
“Sot është ditë e shënuar se marrin kartën e anëtarësisë shumë djem e vajza, burra e gra dhe ju uroj mirëserardhjen.
Jemi koshientë për reformat dhe në sajë të tyre Shqipëria si një trup do të nisë të funksionojë. Duhet ende shumë punë dhe kohë e durim që ky trup të fillojë të vrapojë sepse bëhet fjalë për një operim të thellë për një kancer që ka kapur cdo sektor të vendit tonë. Është e vështirë të bëhet ajo që themi dhe dëshirojmë.
Por një gjë është e sigurt se sot ka shumë më tepër arsye për të besuar se Shqipëria mund të bëhet vendi ku fëmijët tanë mund të rriten sic ne dëshirojmë, se Shqipëria mund të bëhet vendi ku të marirn shkollën që dëshirojnë apo profesioni që do i ndihmojë të ecin me këmbët e tyre. Shqipëria do të bëhet vendi ku prindërit mund të mos kenë frikë të investojnë paratë e kursimit.
Po ne do të bëjmë shtet ku bashkëjetesa të jetë e pranueshme.
PS pretendon që shumë më tepër njerëz të bëhen pjesë e saj. PS është me gojën plot kur troket tek dera e një biznesi të vogël dhe t’i thotë pas shumë vitesh se taksa jote është zero se është PS që qeveris vendin. Prandaj eja dhe ti në PS sepse ka ende shumë për të bërë. Sepse po mos të kishte do të shkonim të gjithë në shtëpi.
Meqë këtu në Durrës bëhen legalizime, nuk mjafton ta thuash e nesër ta kesh. Por duhet kohë, mund e para. Dhe ata kanë harxhuar shumë kohë e mund, dhe të gjitha kursimet e tyre. Tani si mund të behet një shtet sa hap e mbyll sytë? Por është si një shtëpi e madhe që do themelin, do paratë, do mundin përkushtimin e besimin e madh që do bëjë këtë shtëpi. E pra këtë do shteti, se ne nuk po bëjmë shtet pa leje”.
Sipas Ramës, Partia Socialiste është partia që ka bërë më shumë nga të gjitha partinë në qeverisje në cdo fushë, e sidomos për të varfrit.
“Kjo është partia që ka bërë më shumë nga të tëra partitë për të varfrit. Ky shtet e ka dyfishuar ndihmën ekonomike”.
Duke theksuar se fjala Rilindje është tepër e bukur, kryeministri dhe kreu i PS shtoi se, “Dielli duket që në mëngjes, ne jemi në mandatin e parë të qeverisjes dhe kush ka sy për të parë e veshë për të dëgjuar, rruga jonë është, drejtimi i duhur, për të zmbrapsur gjithë hordhitë e së shkuarës e që kërkojnë të na kthejnë mbrapa”.
Tahiri: PS shtëpi e madhe e debatit, sy e veshë ndaj njëri-tjetrit
Të nderuar anëtarë të PS dhe në veçanti anëtarë të rinj që jeni prezentë me ne, të nderuar pjesmarrës, besoj se këtu brenda kësaj salle ka shumë njerëz që e kanë përsëritur më shumë se njëherë se fuqia jonë me më shumë arsye në këtë qeverisje, është Partia Socialiste.
Pushteti ynë i vërtetë nuk janë as zyrat as burokracia, janë njerëzit, se forcën e marrim te njëri- tjetri. Kush nga ju nuk e ka përsëritur më shumë se njëherë se kjo shtëpia jonë e madhe, PS është shtëpia ku flasim, debatojmë ku mbase nuk na pëlqen ndonjëherë cfarë i themi njëri-tjetrit jemi me sy e veshë ndaj njëri tjetrit, ku konkurrojmë me njëri tjetrin , ku fuqinë e marrim nga njëri-tjetri, e ku nuk lejohet të harrosh të largosh njerëzit, të mos shohësh në sy socialistë, e nëse dikush harron ka faj e përgjegjësi para të gjithëve.
Një shoqëri që ndërtohet mbi diturinë është tërësisht e mundur, se të edukohesh me sa të ha mendja është më e fuqishme sesa të të hash dhe të blesh sesa të hash xhepi.
Ne besojmë të profesionet, besojmë të edukimi i drejtë ndaj mbyllëm ato universitete që jepnin diploma pa shkuar një ditë në shkollë.
Dikush mund të pyesë, ‘po pse mo nga zero do e nisni?” Po nga e para u përgjigjem se për 25 vjet u zerua gjithçka.
Vangjush Dako
Vangjush Dako, kryetar i bashkisë mbajti një fjalim por duke folur me se shumti si kryetar bashkie.
Duke shpalosur reformat dhe investimet ne Durres, Dako tha se, kjo eshte nej arsye se perse duhet besuar ne PS.
“Nga qershori nuk dot ketë më ujëra të zeza që derdhen në det. Nuk do të ketë më as gropa septike”, premtoi Dako, premtim që u shoqërua me duartrokitje dhe ovacione të forta nga anëtarët më të rinj të PS-së.
“Vij me Edi Ramën dhe PS se këta bëjnë shtet. Është detyrë e jona për të hapur sa më shumë partinë dhe kjo realisht ka ndodhur në qytetin e Durrësit, por të hapim partinë dhe të fusim në radhët e saj njerëz që duan të kontribuojnë në Durrësin tonë të bukur. Që këta bëjnë shtet, ne e ndiejmë dhe në sajë të reformave që janë ndërmarrë në qytetin tonë të Durrësit.
Ndryshimi i madh që ka ndodhur në Durrës, kanë bërë që turistët të rikthehen në këtë qytet.
Fasadat në qytet, rruga Hamallaj-Perlat-Hidrovor, investime që bashkia e Durrësit i ka përfituar nga fondet e qeverisë shqiptare. Por ne do fillojmë dhe në javën e ardhshme për furnizimin e Durrësit, që do të trefishojë kapacitetin e furnizimit me ujë në familjet durrsake.
E gjithë zona te Ura e Dajlanit deri në plepa do të jëtë në transformim të vazhdueshëm”, tha me tej Dako.
(d.b/BalkanWeb)
