Pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Malit të Zi, zyrtarët kanë hedhur hipotezat e tyre për një emër të ri të kryeministrit të ardhshëm të vendit, ku më i përmenduri duket se është zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç.

Ndonëse është e vështirë shprehet ish-ministri i Jashtëm Malazez Srdjan Darmanoviç (DPS) të flasësh për zgjidhjet në qeverinë e re malazeze, kreu i URA-s Dritan Abazaoviç është pak a shumë njeriu që shumica e shohin si kryeministër të ri.

Ai gjithashtu shprehet se Mali i Zi ka humbur shumë kohë për shkak të krizës politike, duke shtuar se nuk ka asgjë të keqe nëse shoqëria  përballet me rënien e qeverise sepse diçka e tillë nuk është fundi i botës, ka theksuar më tej ai.

Ai shtoi se anëtarët e BE-së ashtu edhe NATO-ja kanë ndjekur nga afër atë që po ndodhte vitin e kaluar në vend.

Ai beson gjithashtu se gjërat në BiH do të ishin krejt ndryshe nëse ajo do të ishte anëtare e NATO-s. (BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb