Më flokë të pakrehur dhe buzëqeshje pa dhëmbë. Adele ka zgjedhur një foto të sajën kur ishte e vogël, për kopertinën e këngës së saj të re ‘When We Were Young’, ‘Kur ne ishim të rinj’.
Kënga është shkruar nga kantautorja britanike në bashkëpunim me Tobias Jesso Jr, ndërsa videoja do të dalë në fund të muajit.
‘Kënga flet vetë dhe tregon historinë e dy personave, që pasi janë rritur, përpiqen të kujtojnë momentet e bukura dhe të shëmtuara të së kaluarës, duke reflektuar për faktin që nuk mund të kthehen mbrapa për ti rijetuar sërish të tilla eksperienca’ ka shpjeguar Adele në një intervistë.
(da.xha/BalkanWeb)
