Rei Manaj po kalon një formë mjaft të mirë te skuadra e Specias. Sulmuesi i Kombëtares, ishte protagonist absolut në barazimin 2-2 ndaj Salernitanës.
Futbollisti lushnjar gjeti rrugën e rrjetës dhe fitoi penallti në duelin e vlefshëm për Serinë A, duke mahnitur edhe mediat italiane.
“Tuttomercatoweb”, e vlerësoi me notën 7 sulmuesin shqiptar, i cili rezulton lojtari me notën më të lartë në radhët e Specias. “Manaj, gol dhe rritje e madhe”, shkruhet në titullin e “Tuttomercatoweb”.
Manaj 7 – Tashmë ai është titullar në sulmin e Specias dhe sonte shënoi penalltinë e parë për këtë sezon dhe më pas fitoi penalltinë e dytë. Në pjesën e dytë Manaj nuk dorëzohet kurrë dhe përpiqet në çdo mënyrë për të shënuar dopietë”, shkruhet në brendësi të artikullit.
Kjo përballje përfundoi në barazim 2-2, teka të katërta golat u shënuan në pjesën e parë. Manaj gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 12-të, duke shndërruar në gol një 11-metërsh. Sulmuesi i Kombëtares, nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 30-të, fitoi një 11-metërsh. Kësaj here nuk ishte Manaj ekzekutuesi, por shoku i tij i skuadrës Daniele Verde, i cili pas aprovimit të shqiptarit shënoi golin e barazimit, që i dha një pikë të rëndësishme Specias.
Për sa i përket Manajt, sulmuesi qëndroi në fushë 76 minuta, teksa i la vendin Nzolës. Në përfundim të duelit, sulmuesi lushnjar u vlerësua me notën 7.1 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Për sa i përket statistikave, ajo që bie në sy është saktësia e pasimeve. Plot 73% të pasimeve të Manajt ishin të sakta mbrëmjen e sotme.
VLERËSIMI DHE STATISTIKAT E REI MANAJT, SIPAS “SOFA SCORE”, EKSKLUZIVISHT PËR “PANORAMA SPORT”:

