Një ushtar i forcave speciale ajrore të Britanisë, i cili vrapoi në vijën e zjarrit për të shpëtuar një qen të ushtrisë, është nominuar për të marrë medalje.
Rreshteri i paidentifikuar e zhvendosi qenin e plagosur 50 metra në një zonë shkëmbimesh zjarri në Afganistan. Pasi arriti pranë një helikopteri, ai më pas arriti të bllokonte rrjedhjen e gjakut të qenit duke i shpëtuar në këtë mënyrë jetën.
Qeni ishte dërguar për të nxjerrë jashtë vendit ku qe fshehur një snajperist taleban, por u plagos gjatë aksionit.