Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Cupi ka denoncuar sërish aferën e inceneratorit të Fierit.

Duke publikuarnjë video, Cupi shkruan se inceneratori i Fierit sot duhet të ishte skenë krimi,  pagesat duhet të kishin ndaluar dhe ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve të ishin para drejtësisë duke nisur me Edi Ramën.

“Inceneratori i Fierit sot duhet të ishte skenë krimi,  pagesat duhet të kishin ndaluar dhe ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve të ishin para drejtësisë duke nisur me Edi Ramën. 28 mln euro janë shpenzuar për inceneratorin e Fierit dhe në të nuk përpunohet asnjë mbetje, ndërkohë që duhet të kishte përfunduar 3 vite me parë! Çdo ditë shqiptarët po shohin se si akuzat e PD për vjedhjen me inceneratorët po vërtetohen. Shqipëria është sot vendi më i korruptuar i Europës. Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”- shkruan ajo.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb