Teksa nesër në Kuvend pritet të votohen zgjatja e mandatit të organeve të vettingut, BalkanWeb zbardh detaje nga lëvizjet brenda Partisë Demokratike.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se nesër PD do të mbledhë grupin parlamentar në selinë blu, ku do të vendoset edhe se si do të jetë qëndrimi për vettingun.

Mësohet se sekretari i grupit parlamentar, Arbi Agalliu iu ka dërguar një mesazh deputetëve demokratë, ku kërkon që ata të jenë të pranishëm në seli në orën 09:00.

“Pershendetje!
Neser ne oren 09:00 do te kemi mbledhje grupi ne seli!
Ju faleminderit!”, thuhet në mesazh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb