Jose Mourinho përjetojë një rikthim të hidhur në “San Siro”, surpriza e bukur e bërë nga tifozët zikaltër u harrua shpejt me Inter që i dhuroi një leksion futbolli duke i nxjerr jashtë Kupës. Tekniku portugez nuk e ka pritur mirë këtë humbje teksa është treguar shumë i ashpër me lojtarët e tij në dhomat e zhveshjes: “Dua të di pse, pse duke luajtur me Inter ballë për ballë, në dhjetë minutat e para e bëtë në brekë”, mësohet ti ketë thënë Jose Mourinho lojtarëve, shkruan Corriere dello Sport.
“Nuk e di pse ndodh kjo gjë më ju, edhe kundër Milan, në dhjetë minutat e para e bëtë në brekë, të gjithë pa përjashtim. Dua të di pse në dy vitet e fundit tregoheni të vegjël kundër ekipeve të mëdha. Nëse dukemi të vegjël edhe arbritrat do na trajtojnë si të vegjël, do ta trajtojnë edhe Romën si të vogël.
Inter është një skuadër super, e kishit përballë, duhet të ishit të motivuar ndërsa ju e bëtë në brekë. Problemi më i madh që mund të ketë një burrë është mungesa e b*leve, e personalitetit. Keni frikë nga ndeshje të tilla? Atëherë shkoni dhe luani në Serie C, aty nuk do të gjeni ekipe të mëdha dhe stadiume plot”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera Mourinho.
(BalkanWeb)
