Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kuvend është shprehur se është për të ardhur keq që në seancën kur pritet të votohet për vettingun Basha dhe Berisha dalin e flasin për pengesat e tij.

Spiropali ka akuzuar Bashën dhe Berishën se janë të njëjtë dhe se kot mundohen të bëjnë sikur janë të ndryshëm. Ato sipas saj janë e njëjta uthull që thyen shishen e vet.

“Është për të qeshur që flet për trekëndëshin e Bermedusë që ka penguar vettingun, ndërsa dje bënte rolin e fëmijes. Ja ku jeni do e votoni shumë mirë, bravo ju qoftë, është një proces që e kemi nisur bashkë.

 

Po ju tjetër thoni tjetër mendoni tjetër bëni. Doni të bëni ndryshimin e madh mes jush e atij që foli para jush. ju ndryshon vetëm etiketa, jeni e njëjta uthull në të njëjtën shishe dhe tani pretendoni se jeni ndarë në dy gote, me verë të cilësisë së lartë. po thyeni enën tuaj.

Nëse e vazhdojmë edhe pak debatin, është shumë e hidhur për Partinë që Sali Berisha e sundoi, kjo që po ndodh sot. Duhet të kishte ikur, por e mbajte ti lulsim se të ka mbajtur me shpatull humbje pas humbjesh. NDarje jote nuk eshte përfundimtare, i rëndon të gjithëve po ka nisur të marrë erë. Uthulla po qelb dynjanë. Po c’taksirat kemi sot që bëjnë të votojmë një proces që ka bërë ndryshim rrënjësor në drejtësi, ne kemi bërë një ndryshim rrënjësor të sistemit ky është problemi juaj. Bën mirë mos e ngatërrosh gojën me bravën, se e përdor si bravë që e shqyen sa herë del këtu në foltore.

Është për të qeshur sa herë dilni këtu për të folur, sidomos ai që e keni bërë lanet, më kujtohet ajo muza e vjetër, u ngrit fati i PD nga varri foltore më foltore duke klithur si i marri. C’taksirat kemi ne shqiptarët të durojmë këtë estradë, që bëni si komunist të paskrupullt.

Dhe sot këtu Gazi, ktheji përgjigje presidentit se keni halle, se e cove në zgrib, e shkarkoi Kuvendi se mori mendt e tua. dhe sot klithni s ii marri për të ngritur fatin e PD nga varri. Por fatin e keni bërë vetë Nuk e kanë fajin prokurorët belgë që vijnë për të hetuar cuditë e Lulzim Bashës, e keni fajin vetë që keni menduar se me pandëshkueshmëri do e zini ju të gjithë hapsirën do rrënonit këtë institucion po ju ka rënë në kokë.

Ju ka hedhur poshtë ligjin antikushtetues të detit. Sa herë përmendi dikë, kujtoni mëkatet tuaja jo të tij, tani ju nda një det nga njëri tjetri.

Ju i keni shpëtuar drejtësisë, bëni rolin e brejtësit se i kujtohet macja, ne i kuptojmë të gjitha këto, dhe sot me votë po cojmë përpara këtë process që është i domosdoshëm.” u shpreh Spiropali.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb