TIRANË

Në replikë me ministren Spiropali, ish kryeministri Berisha tha se kryeministri Rama, të cilin e etiketon si kreu i Meduzës, duhet të ishte sot në sallë.

Kreu i Meduzës, nuk ndodhet këtu sepse Don Agaci me gjeneral Lisin ishin si mishi me thoin dhe kur i vura epitetin ‘dhurat madhi’ kisha parasysh aferën si e lumturoi gjeneralin Don Agacio. Antimafia italiane hap pas hapi po ecën me vendosmëri drejt kreut te Meduzës, dhe ai nuk mund të ishte sot këtu në sallë, se e dinte. Dhe nuk e mbron dot as t’i Skëndërbucin tënd tani. Antimafia është në veprim.

Sa i përket, problemit të Skavicës ti je fajtori numër një bashkë me Ramën, i të gjitha tokave pjellore të Dibrës, por kurrë nuk do e bëni dot, ai projekt është denatyralizimi i Dibrës. Jam pro investimeve amerikane dhe asnjëherë s jam kundër tyre.” tha Berisha.

Në replikë ministrja Spiropali e konsideroi ish kryeministrin si përgojuesin më të madh të trevave shqiptare.

“Je përgojuesi më i madh i këtyre trevave. Nuk ke lënë burrë, grua, fëmijë, të vjetër e të ri pa marrë nëpër gojë këtu, apo në çdo foltore që të ka dalë përballë. Dhe po duket që po e mbyll ashtu si të takon, pa nder, pa lavdi, vetëm me pahir.” -tha Spiropali.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb