Ish-kryeministri Sali Berisha ka debatuar ashpër me deputetin e PD, Ervin Salianji, lidhur me votimin e zgjatjes së afatit të organeve të Vettingut. Ky debat ka vazhduar edhe pasi Nikolla i ka fikur mikrofonin ish-kryeministrit dhe Salianji i cili vazhdonte replikat nga vendi.
Berisha i ka kërkuar Salianjit të mos e mbrojë Bashën teksa i nxjerr një video të tij teksa fliste të vettingun.
Berisha nxjerr videon e Bashës
Salianji: Është e vjetër, para ndodhisë, ka qënë kontekst tjetër kur vendimet i mbeshtesnit i pari
Berisha: Mos mbro se te intereson pengu i Ramës.
Salianji: Me intereson vetëm interesi i PD dhe marrëdhëniet me SHBA-BE, me mire me nderkombetaret se sa me Ramën.
Berisha: Ligjet e reformes u miratuan pa consensus.
Salianji: Kush i votoi?
