Zbulohen emrat e grupit që bashkëpunonte për kultivimin e kanabisit me llamba elektrike në një banesë në Ndroq të Tiranës. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se në pranga kanë rënë shtetasit Eriban Daja, Qemal Hasa (elektriçisti) dhe Erion Mema (faturist).
Ndërsa janë proceduar penalisht shtetasi Elez Kapllani (kryeplaku i fshatit Pinet) dhe nga AMP është procedua penalisht Adrian Malliku (SPZ), 39 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet, në zonën e Ndroqit. Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasja Rudina Xhambazi, e cila kishte marrë me qira këtë banesë.
Shtetasja R. Xh., banesën e marrë me qira prej saj, së bashku me shtetasin E. D., i cili u kap në banesë gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, e kishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ndërsa punonjësit e OSHEE, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim.
(BalkanWeb)
