Në një intervistë për Daily Mail, Edin Dzeko rikthehet të flas për shortin në Champions League, me goglat që u treguan të pamëshirshme me ekipin zikaltër duke i vendosur përballë Liverpool. Pengesa është shumë e madhe, me të kuqtë që zbresin në fushë si favorit, por sulmuesi boshnjak nuk dorëzohet:
“Nuk ishte një short me fat për ne pasi Liverpool është një skuadër që mund ti bëj keq kujtdo. Por Champions është turneu më i mirë në botë, Liverpool është favorit, këtë e dimë, por nuk mund të thuash me siguri se kush skuadër do të fitojë.
Edhe ne kemi një skuadër shumë të mirë, një skuadër sulmuese, për këtë arsye mund të them se do të ketë shumë gola. Nuk jemi një skuadër tipike italiane që rri mbrapa, por në ndeshje si kjo sigurisht që duhet të mbrohesh shumë mirë”, theksoi ndër të tjera Edin Dzeko.
(BalkanWeb)
