Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi.
Herzog do të takohet me presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan. Sipas mediave turke pritet që takimi të zhvillohet më datat 9 dhe 10 mars.
Sipas informacione pritet që nesër përfaqësuesi i presidencës turke, Ibrahim Kalin së bashku me zëvendësministrin e Jashtëm Sedat Onal, nesër do të niset drejt Jeruzalemit, gjithashtu do të vizitojnë edhe presidentin e autoritetin palestinez Mahmud Abbas.
Vizita e liderit izraelit u njoftua nga presidenti turk , në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Qëllimi Ankarasë është të diskutojë ndërtimin e një tubacioni për të transportuar gazin izraelit në Europë, nëpërmjet Turqisë.
(BalkanWeb)