Dashi
Nuk jeni në formë të mirë dhe do të keni dëshirë edhe për pak pushime. Ka ardhur momenti që të qëndroni me këmbë në tokë dhe të vendosni se çfarë dëshironi me të vërtetë. Tregoni mençuri. Mos lini pas dore formën tuaj fizike dhe shfaqni më shumë interes pas punës.
Demi
Gjatë kësaj dite mund të fitoni lirinë e brendshme. Potenciali i jetës do të jetë në nivel të lartë dhe ju do të përballeni me çdo detyrë. Pengesat kryesore në përmirësimin e brendshëm do të jenë agresiviteti, dëshira për dominim dhe teprimet. Sot përpiquni në çdo mënyrë të mundshme që të shmangni përballjen me njerëzit më të afërt.
Binjakët
Dita do të jetë mjaft aktive dhe favorizon aktivitetin fizik, ushtrimet dhe shëtitjet e gjata. Shoqërizimi me miqtë dhe kalimi i kohës në kolektiv do t’ju lejojë që të shfaqni talentet tuaja dhe të keni emocione pozitive. Për të arritur harmoninë në një marrëdhënie, mos insistoni në mendimin tuaj, por tregohuni të sinqertë dhe të ndershëm me njerëzit tuaj të dashur.
Gaforrja
Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe forconi autoritetin tek të dashurit, për shkak se nuk përjashtohet një zhgënjim i vogël në jetën personale. Gjysma e parë e ditës do të jetë e mbushur me dështime dhe mashtrim, ndërsa naiviteti i tepruar mund të sjellë humbje financiare.
Luani
Dita do të jetë e mbushur me të gjitha llojet e surprizave, si të këndshme edhe jo. Problemet familjare do të kërkojnë nga ju takt maksimal dhe vetë- sakrificë. Ndoshta do të jeni në gjendje që të korrigjoni gabimet e vjetra. Femrat e lindura në këtë shenjë duhet të tregojnë më shumë vëmendje ndaj partnerit dhe duhet të rishikojnë planet e tyre.
Virgjëresha
Merruni me çështjet e grumbulluara dhe kushtojini vëmendje buxhetit. Duhet të kontrolloni shpenzimet tuaja sepse parashikohen kosto shtesë, kështu që parapërgatituni.Ecni me vendosmëri dhe tregohuni të qetë në rrugën drejt fitores dhe suksesit.
Peshorja
Dita do të jetë e mbarë. Do të jeni në qendër të vëmendjes së miqve dhe anëtarëve të familjes. Megjithatë yjet nuk ju këshillojnë që të merreni seriozisht me çështjet e zemrës. Shpresat tuaja mund të shkatërrohen që nga fillimi. Rrini dhe prisni të shihni se çfarë do të ndodhë.
Akrepi
Dita është e favorshme për zgjidhjen e problemeve në jetën tuaj personale. Mos harroni se para se të merrni ndonjë vendim, ju duhet të peshoni me kujdes te dyja anet . Ndoshta në mbrëmje ju do të jeni në gjendje që pavarësisht të gjitha sprovave dhe pengesave të krijoni një atmosferë harmonike familjare.
Shigjetari
Kjo ditë është e favorshme për blerjet si bizhuteritë. Gjatë pasdites mund të shfaqen probleme të vogla shëndetësore. Relaksohuni në dush dhe bëni kujdes me shëndetin.. Mund të merrni një mbështetje financiare nga njerëz të panjohur.
Bricjapi
Fati i mirë do të ndikojë në çdo mënyrë. Favorizohet planifikimi i ngjarjeve të rëndësishme, reflektimi dhe pushimet relaksuese në natyrë. Merruni me gjërat tuaja të preferuara, në mënyrë që të çtendoseni nga lodhja nervore e javës së kaluar.
Ujori
Dita është e mbarë për qëllimet dhe planet e guximshme. Megjithatë mos merrni vendime drastike. Yjet favorizojnë punën krijuese. Gjatë pasdites, do të merreni me punë shtëpiake. Gjëja kryesore që duhet të bëni është që të ruani ekuilibrin tuaj të brendshëm dhe të shmangni tundimin.
Peshqit
Dita është e mirë për të udhëtuar dhe për të kaluar kohë në natyrë. E ndjeni veten tepër të lodhur kohët e fundit por suksesi që ju ka shoqëruar ju ka dhënë fuqi dhe entuziazem. Jeni në rrugën e suksesit akoma kshtu që vazhdoni me projekte të tjera.
