Kreu i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja po raporton në Komisionin Hetimor për inceneratorin e Elbasanit.

Gjatë fjalës së tij Llatja u shpreh se sipas raporteve hiri nuk del jashtë impiantit dhe nuk ka ndotje. Ndërkohë këtu ka ndërhyrë Tabaku e cila e ka konsideruar të papranueshëm faktin se merren përbazë raporte të kompanive të kapura në korrupsion.

Ndërkohë gjatë kësaj dëshmie pati një përplasje mes anëtarëve të PS dhe kryetares së Komisionit Jorida Tabaku.

Gledjan Llatja: Impianti i prodhimit të energjisë sipas të dhënave ka një problematikë për çmimet. Ka 2 kategori: Enti Rregullator ka vendosur një çmim por kërkohet të ndryshohet. Bashkia e Elbasanit  ne do t2ë fillojmë kontaktin me zyrtarë dhe OSHEE. Bashkia e Elbasanit konsumon në vit 1 milionë dollarë për energji. Nëse OSHEE do të na e njohë këtë energji si të rimbursueshme do të ishte një gjë shumë e mirë sepse unë fitoj dyfish.

Luçiano Boçi: A ekziston një projekt për ngrohej e serave në fushë?

Gledjan Llatja: Fusha e Elbasanit është aseti më i madh bujqësor atje. Është rritur prodhimi dhe mirëqënia e zonës. Aty është një shifër 12 metër kub avull në orë që mund të shërbejë për ngrohjen e serave në dimër. Do shikohet nëse është në dobi në banorëve të Elbasanit.

Luçiano Boçi: Produkti fundor i inceneratorit është hiri kontaminues. Nga inspektimet që keni bërë, ky hi ku depozitohet në impiant?

Gledjan Llatja:Vetë vendi ku është ndërtuar landfilli është një vend i parashikuar për të pasur hiret e TEC-eve.  Në dijeninë time unë shikoj raportet mjedisore, hiri nuk del jashtë impiantit. Kemi raporte.

Jorida Tabaku: Po thua ka bërë kompania që është kapur në korrupsion një raport.

Gledjan Llatja: Janë kompani italiane dhe janë shumë të pastra dhe janë kaluese.

Besjan Ajazi: Keni të gjithë dashamirësinë tonë për ta vazhduar këtë komision. Marrim mikrofonin e nuk dimë çfarë themi

Jorida Tabaku: Ju kemi duruar nga ora 10, e keni mbajtur peng Komisionin.

Besjan Ajazi: Ruaj qetësinë.

Jorida Tabaku: Jam shumë e qetë

Besjan Ajazi: Unë ju bëra thirrje si nënë dhe si grua, menaxhojeni mirë këtë situatë sepse nuk ju shkon. Mund të bënë çfarë të doni me ne por nuk ju shkon të bullizoni kolegët tuaj të partisë.

Tabaku: Çlidhje ka si nënë kjo? Patetike!

Ajazi: Po bëni përkthyesin për pyetjet e kolegëve

Tabaku: Nuk më komplekson as mua as Boçin fare me këtë. Më vjen mirë që ngritëm humorin pak. Zoti Boçi nuk dua t’ju bullizoj (Ironi)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb