Emisioni “Në Shenjestër” mbrëmjen e sotme solli në vëmendje aferën e inceneratoreve. E ftuar në studio, gazetarja Aleksandra Bogdani u shpreh se janë dhënë miliona lekë për punë që me një rregullore mund të bëhen me shumë më pak para.
Si është e mundur të jepen kaq shumë lekë ndërkohë që ato punë mund të bëhen me shumë më pak lekë me disa rregulla rigoroze. Nuk ka kontroll fare.
Askush nuk e di se kur do të punojnë inceneratorët, nuk e di njeri se ku çalon puna. Ka shkelje të kontratës, afateve. Vlera e investimit vazhdon të jetë zero. 28 milionë euro për Fierin dhe ai nuk punon. Mbetjet depozitohen si më parë. Nga njëra anë kemi SPAK që pretendon se ka zbuluar skemën e transferimit të parave te të afërmit e ministrit Koka dhe gjykata tjetër thotë jo.
Për gazetaren Ola Xama duhej të kishin filluar hetimet për evazion fiskal për pagesat që u bëhen pronarëve të kompanive dhe të afërmve të tyre.
Kur pritej të përfundonte inceneratori i Tiranës?
Me ato që kemi parë, këtu po paguhen pronarë, administratore, të afërm të zyrtarëve, dhe përse vetë drejtoria e Tatimeve nuk e ka ngritur si problem për të hetuar këtë çështje për evazion fiskal. Kontrata e parashikon të mbaruar pas 6 vitesh. Në 2023 ky duhej të përfundonte. Tani duhej të fillonte ndërtimi i impiantit të katërt dhe ne nuk kemi asnjë impiant. Justifikimi i përdoruar është se leja e ndërtimit është miratuar vonë. Ka paguar vetë dhe më pas s’ka dhënë lejen.
(BalkanWeb)
