Pjesa e tretë/ Në Shënjestër

BABAI I ALQI BLLAKOS
Por sikur mos t’u mjaftonte fakti që jo vetëm kanë grabitur pa asnjë lloj skrupulli financat publike me kompani fiktive, apo kanë shpërblyer vetveten me kompani konsulence të krijuar nga po nga ata vetë, kompanitë e inceneratorëve nuk kanë harruar të shpërblejnë hapur edhe zyrtarët që i kanë ndihmuar në krijimin e kësaj skeme të majme korruptive.

Madje edhe të familjarëve të tyre që figurojnë në borderotë e pagave, ku një ndër këto përfitues rezulton të jetë edhe Edmond Bllako, babai i deputetit socialist Alqi Bllako, një prej njerëzve kyç në aferën e inceneratorëve, i cili në periudhën që është dhënë koncesioni për inceneratorin e Tiranës, ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit.

Periudhë në të cilën ka qenë i punësuar pranë kompanisë, “Integrated Energy BV SPV”, edhe babai i tij, Edmond Bllako.

Sipas dokumenteve zyrtare, babai i Alqi Bllakos, rezulton të jetë paguar në shumën e afro 10 milionë lekëve të vjetra në muaj, pagesa të cilat kryer konkretisht, përgjatë muajve tetor, nëntor, dhjetor të vitit 2018. Po kështu përgjatë vitit 2019 dhe janarin e vitit 2020.

E pyetur në komisionin hetimor, lidhur mbi këtë nepotizëm të pastër, ku skema e shkurtër shkon nga djali zyrtar që firmos për koncesionin, te kompania dhe më pas babai i tij që shpërblehet me pagesa mujore që shqiptarët as nuk i ëndërrojnë, Arjola Kodra, administratore e inceneratorit të Tiranës, edhe pse u përpoq ta anashkalonte këtë fakt përballë Komisionit Hetimor, nuk mundi që ta mohonte një shpërblim të tillë.

Tabaku: Bllako është i punësuar si justifikohet pagesa?

Kodra: Zotëria nuk është më.

Tabaku: S’ka marrë pagesë?

Kodra: Nuk i mbaj mend pagat. Është punësuar në kohën para administrimit tim. Bllako, është punësuar nga një administrator paraardhës i imi. Bllako është larguar 2019-2020.

Pavarësisht insistimit të deputetes demokrate në Komisionin Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku, në lidhje me pagat shumë të larta me të cilat kjo kompani shpërblente punonjësit e saj preferencial, administratorja e inceneratorit të Tiranës, Arjola Kodra, i cilësoi këto paga jo vetëm si normale, por madje i cilësoi si fonde private të kompanisë.

Ndërkohë që kjo kompani është tashmë e qartë se vetëm ka vjelë nga paratë e fondeve publike, ndërsa inceneratorët nuk duken gjëkundi.

Tabaku- Kemi pagesat e Bllakos deri në vitin 2020.

Tabaku: Kam pagat e kompanisë së inceneratorit, që janë paga 3 herë më të larta se pagat e tregut. Janë paga që paguhen me fondet publike. 35 milionë euro ka marrë kompania, pse pagat janë 3 herë më të larta se pagat mesatare të tregut?

Administratorja: Shoqëria është private dhe ka të drejtë të vendosë standardin e pagave vetë.

Tabaku: Pagat janë 7 mijë euro, janë më të larta se tregu dhe çdo gjë tjetër.

Administratorja: Shoqëria nuk operon me fonde publike, por me fondet e saj private.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb