Autoritetet doganore gjermane kanë arritur të zbulojnë 120 kilogramë kokainë në një kontejner transporti në portin verior të Hamburgut, deklaroi një zëdhënësi të doganave të Hamburgut, Stephan Meyns.

“Kokaina ishte fshehur në një kontejner me brokoli”, shtoi zëdhënësi.

“Kokaina që mbërriti në port është relativisht e pastër”, tha Meyns, ndërsa vuri në dukje se ”hetimi mbi sasinë e drogës ende nuk ka përfunduar”.

Ekspertët vlerësojnë se sasia ndoshta mund të dyfishohet duke shtuar substanca të tjera.

Kjo do të thotë se kokaina e sekuestruar kap vlerën e 12 milionë eurove (13,6 milionë dollarë) ose më shumë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb