Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, lidhur me akuzat e ngritura prej tij se ka privatizuar një nga pronat më të mëdha në Tiranë.
Berisha tha se të gjitha janë shpifje dhe se Balla sipas tij është dënuar në gjykatë për shpifje dhe ka kërkuar ndjesë për këtë gjë.
“Mendoj se është në detyrimin tuaj se në rast se përmendet emri i deputetit, i lihet e drejta e fjalës. Ju zonjë nuk paskeni hapur mikrofonin kur po i përgjigjesha parafolësit që vetëm shpifi, e shpifi. Për atë është dënuar në gjykatë, përsëriti shpifje për të mbuluar veprimet e tij dhe kjo është absurd që bëtë ju. Nuk e kuptova që nuk më dhatë mikrofonin. Ti më mohove të drejtën t’i përgjigjem”, tha Berisha.
(BalkanWeb)
