Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka konsideruar propagandë veprimtarinë e Komisionit Hetimor për Inceneratorët.
Në një prononcim për mediat jashtë parlamentit, Kryemadhi u shpreh se ekskursionet për të treguar që inceneratorët janë me vend por që nga 5 milionë euro janë paguar 25 milionë.
Kryemadhi u shpreh se LSI ka kërkuar për të qenë pjesë e komisionit hetimor ka kërkuar zoti Vasili nuk është pranuar është vendosur vetoja nga PD për të pasur zotin Vasili pjesë të këtij komisioni.
Fjala e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi jashtë Parlamentit
Në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Është shumë e thjeshtë për të çuar deri në fund jo vetëm hetimin e saj por dhe vendimmarrjen. Sikur gjithë kjo zellshmëri dhe i gjithë ky investim administrativ dhe financiar që po bëhet për t’i bërë propagandë inceneratorëve nga komisioni hetimor do të ishte shumë i mirë për të ndihmuar SPAK-un me elemente qoftë financiare qoftë administrative në mënyrë që të ecte sa më shpejt me procedimet. Unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them, ekskursionet për të treguar që inceneratorët janë në vend por që nga 5 milionë euro janë paguar 25 milionë euro. Ku mjafton të ndjekësh paranë dhe të shikosh si është lëvruar paraja për të gjithë inceneratorët nuk është gjë tjetër veçse një mbulesë e të gjitha atyre fakteve dhe të gjitha atyre kallëzimeve që ka bërë LSI. Dhe mbulesa për të mbuluar të ardhmen e Partisë Socialistë që është Erion Veliaj me një komision fasadë është një nga gabimet më të mëdhaja. Pse e them këtë? E them këtë që inceneratori i Tiranës, firma e Erion Velisë ka ndryshuar fatin e koncesionit të inceneratorëve duke nxjerrë jashtë loje këshillin bashkiak. Dhe do t’ju kujtoja të gjithë gazetarëve a e mbani kur Erion Veliaj ftonte të gjithë këshilltarët e opozitës për të votuar ndihmën sociale, për të votuar 35 mijë lekë të vjetra. Ndërsa për inceneratorët Erion Veliaj nuk i ftoi as këshilltarët e opozitës, as këshilltarët e mazhorancës për të votuar një koncesion i cili kushtonte mbi 130 milionë euro. Atë që thotë dhe kryeministri, kush sy ta shikojë, kush ka veshë ta dëgjojë dhe kush ka gojë ta flasë.
Do të shkoni në komision për të dëshmuar dhe nëse po cfarë keni për të thënë?
Ne kemi kërkuar për të qenë pjesë e komisionit hetimor ka kërkuar zoti Vasili nuk është pranuar është vendosur vetoja nga PD për të pasur zotin Vasili pjesë të këtij komisioni. Unë kam qenë e gatshme për të qenë pjesë dhe për t’u ftuar dhe për të ndarë të gjithë atë material që ne kemi depozituar pranë Prokurorisë Speciale dhe më tej edhe për bashkëpunuar qoftë për zbardhjen politike dhe për zbardhjen teknike. Cështja e inceneratorëve është një skemë piramidale. Është skemë e një grupi të strukturuar kriminal, këtu përgjegjësitë nuk janë më individuale atë që thotë kryeministri, këtu përgjegjësitë janë të drejtëpërdrejta të kryeministrit dhe të qeverisë shqiptare dhe më pas të të gjithë atyre që kërkojnë të mbulojnë dhe të fshehin gjurmët e krimit.
Cështja e komisionit hetimor, nëse do të mbulosh një çështje ngri një komision hetimor. Unë e kam paralajmëruar disa herë me qëndrimet e mia politike komisionin hetimor. Komisioni Hetimor mjafton t’i drejtohet drejtorisë së tatimeve, vetëm me faktet që LSI ka bërë prezente në media. Ti drejtohet drejtorisë së tatimeve, ‘gjëmo paranë’ dhe të gjitha dalin drejtëpërsëdrejti se ku janë dhe ku shkon. Ku kanë vajtur paratë, kush janë paguar me paratë, çfarë ka ndodhur me paratë, ku kanë firmosur. Dhe sesi pozicionimi ish ministrave që kanë qenë kundër inceneratorëve, sot janë pjesë e komisionit dhe mbrojnë inceneratorët majfton për ta rrëzuar këtë komision që në fillesat e tij.
(BalkanWeb)
