Dusan Vlahovic vijon të shkëlqejë në Serie A, këtë po e bën edhe me fanellën e Juves. Çuditërisht pak kohë më parë, pasi i kishte dhënë fund lidhjes Maria Sole Pollio, Vlahovic u shpreh se kishte ndërmend të përqendrohej vetëm në fushën e lojës, nuk kishte kohë për t’iu përkushtuar një tjetër lidhje.
Me sa duket Vlahovic ka ndryshuar shpejt mendim, pasi sipas mediave italiane ka nisur një aventurë të re me bukuroshen, Carolina Stramare, me origjine nga Genova, ish Miss Italia 2019. Të dy janë njohur fillimisht në Firence ndërsa e kanë vijuar lidhjen edhe në Torino. Carolina është një fanse e Juves, për më tepër shumë e bukur, vështirë se Vlahovic do të rezistonte më shumë premtimit të tij, për t’iu përkushtuar futbollit.
(BalkanWeb)
