Sekretarja e Përgjithshme e Infrastrukturës dhe Transportit, Viola Haxhiademi është dëshmitarja e radhës në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Gjatë fjalës së saj ajo iu përgjigj pyetjeve të kryetares së Komisionit, Jorida Tabaku.

Ndërkohë, gjatë diskutimit, Tabaku pati një replikë me ish-ministren Anila Denaj, ndërsa i ka kërkuar kësaj të fundit që mos të ndërhyjë, ose në të kundërt të merret si dëshmitare.

Haxhiademi: Në lidhje me këtë çështje kemi pasur komunikim zyrtar me njësinë e zbatimit të projektit. Komunikimet me këtë njësi kanë qenë shkresore dhe institucionale.

Tabaku: Zbatimi i kontratës, shkelje të rënda në 2019 e 2021. Ne 3 raporte, shkelje te renda te koncesionarit

Tabaku i kërkon Denajt që mos të ndërhyjë: Zonja Denaj, po të doni mund t’ju thërrasë për të dëshmuar këtu, nëse kemi gjë për të thënë. Nuk po intimidojë njeri.

Tabaku: Detyra e autoritetit kontraktues është gjithmonë njoftimi në rast të ndryshimit të pronësisë të kontratës koncensionare. Në koncesionin përkatës, të cilin edhe po flasim, ka ndodhur dy herë ndryshimi i pronësisë. Në rastin e inceneratorit të Fierit, kompania italiane që ka marrë pronësinë, ia ka shitur asaj një javë më pas njoftimit të fituesit për kontratën koncencionare kompanisë ndërtim-montim Patos. Në dijeninë tuaj a ka një njoftim për transferimin e aksioneve dhe pronësisë?

Sekretarja e MIE: Nuk kam dijeni për këtë, ka ndodhur përpara. E kam dëgjuar si fakt.

Tabaku: Po për ndryshimin e aksioneve që ka ndodhur në Datën 14.02.2022 dhe është regjistruar?

Sekretarja e MIE:
Jeni duke folur tre ditë përpara, 14.02.2022.

Tabaku: Në datën 14.02.2022 është bërë një ndryshim i aksioneve në qendrën e biznesit në emër të kompanive të regjistruara ku janë shfaqur tre aksionerë italianë. Qëllim i këtij komisioni është të kuptojë kush janë investitorët fundorë. A keni dhënë një miratim paraprak për ndryshimin e aksionerëve nga një kompani tek tjetra?

Sekretarja e MIE: Jo!

Tabaku: Nuk keni dhënë asnjë ndryshim?
Sekretarja e MIE: Jo!

Tabaku: Nuk ka asnjë miratim ndryshimi?

Sekretarja e MIE: Jo! Nuk ka asnjë kërkesë për ndryshim të aksionerëve.

Tabaku: Atëherë nuk është në dijeninë tuaj se si ka ndryshuar aksionerët e kompanisë pak ditë më parë?
Sekretarja e MIE: Jo!

Cfare thote neni 32
Transferimi i kontratës së koncesionit/partneritetit publik privat
1. Në përputhje me dispozitat e këtij neni, me pëlqimin paraprak me shkrim nga autoriteti kontraktues, kontrata e koncesionit/partneritetit publik privat mund të transferohet te një person i tretë, që përmbush kërkesat e përshtatshmërisë, të përcaktuara në dokumentacionin e tenderit, në bazë të të cilit kontrata ishte dhënë fillimisht, përveçse nëse këto kërkesa u referohen kushteve që nuk janë më të nevojshme për përmbushjen e kontratës, për shkak të faktit se këto detyrime dhe kërkesa të përmendura janë tashmë duke u konsumuar ose duke u realizuar nga koncesionari/partneri privat i mëparshëm.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb