Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, rrëqeth me fjalët për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Bardhyl Londo.

Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Gjekmarkaj shkruan se “Do ta lëmë një karrige bosh më tavolinë duke të pritur, po edhe goten do ta mbushim , librin hapur gjithëaq e as romuzet nuk do ti kursejme, me Markun , Paridin , Gentin e të tjere”.

Mesazhi:

Bardhyl Londo iku lart në qiell tek poezitë e veta ! Iku duke lënë pas dhimbje të madhe për vajzat dhe familjaret , iku duke mos i pranuar lutjet tona për të qendruar ! Nga shtëpia e kultures shqiptare njëri prej bijve të saj madheshtore u largua per në ” Itake” ! ike Uliks i koheve të veshtira. Kryqi ishte shënja e letersisë së tij ! Nga Kryqi vime tek ai shkojmë na e pat mesuar këtë gjë të gjithve! Jeta e zakonshme ajo tokesorja me gjasë nuk i dukej më e mjaftueshme dhe zgjodhi tjetren atë të pafundmen të perjetshmen. Kujtimet janë ato që kthehen në trashegimi , munduese e të bukura ! Munduese se na vënë perballe mungeses tënde mik i dashur e të bukura se shumë na dhe nga vetja , nga shpirti dhe fjala jote ! Sivellau yt Pjeter Bogdani pat thënë “veshur me diell e mbathur me hënë” ! Ashtu po e merr ti sot rrugen e ameshimit ! Por ne do ti rrime lojes së jetes deri ne fund ! Do ta lëmë një karrige bosh më tavolinë duke të pritur, po edhe goten do ta mbushim , librin hapur gjithëaq e as romuzet nuk do ti kursejme, me Markun , Paridin , Gentin e të tjere ! Po edhe në “kroniken e veres” që me ty hapej gjithmone do të kthehesh ! Nuk qeshim ne pa ty. Njeri -tjetrin do pyesim po Londo do vijë?! Të pritem tek spitali me makinat ndezur po per herë të parë na le pa pergjigje !
Ti na e le amanetin por nuk vdesesh asnjehere se syte tanë indiferentë nuk do jenë kurrë mbi poezinë tënde! Shqiperia gezohet që të pat dhe ajo të qan sot që i iken qoftë edhe për një ditë!

AMANETI I POETIT

Nëse sytë e tu do qëndrojnë të menduar mbi këto vargje,
unë do të shoh një ëndërr të bukur.

Nëse sytë e tu do të dridhen sadopak nga këto vargje,
unë i gjithi do të kumboj si një kitarë
deri në agim.

Po nëse sytë e tu do të kalojnë indiferente mbi këto vargje,
atëherë unë do të kem vdekur…

Mos harro të vish në varrim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb