Padyshim që sa herë që Ilari Blazi del në skenë, jep spektakël. Por këtë herë gruaja e Françesko Totit ka befasuar, pasi puthi prezantuesen Mishel Hunziker.
Blazi ishte e ftuar në emisionin “Michelle Impossible” dhe aty dhuroi shfaqje me një vallëzim provokues bashkë me prezantuesen. Por në fund, bashkëshortja e ish-futbollistit italian nuk ndal me përqafimin, por puthi në buzë Hunziker, e cila mbeti e çuditur nga ky veprim.
“Çfarë po bën!”, tha kjo e fundit duke qeshur për këtë gjest që duket ishte jashtë skenarit. Ndërkohë Ilari Blazi largohej nga skena pas këtij provokimi i cili sigurisht pushtoi të gjithë mediat italiane.
