VLORË
Një person është gjetur i pajetë sot në Vlorë. Mësohet se ai është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në lagjen ‘24 Maji’.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 19.02.2022, është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A.,46 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)
