Në “Air Albania” nuk ka fitues, askush nuk feston pasi barazimi 1-1 që praktikisht largon gjithnjë e më shumë dy ekipet nga objektivat sezonal. Partizani nuk arriti të shfrytëzojë epërsinë numerike, për një pjesë lojë luajtën me një lojtarë më shumë, por këtë herë Skuka me shokë nuk arritën të bënin mrekullinë. Vllaznia largohet nga kryeqyteti me një pikë ndërsa titulli tashmë duket thjesht një mision i pamundur. Protagonist absolut në këtë përballje të bukur për tu parë ishte dhe sistemi VAR.

Sfida nisi zjarr, që në minutën e 8-të, Vllaznia fitoi një 11-metërsh për prekje të topin me dorë në zonë nga Bitri. Nga pika e bardhë e penalltisë, Liridon Latifi gaboi përballë Alban Hoxhës me kapitenin që bën heroin duke i kuptuar krahun. Për fatin e mirë të Latifit, edhe me ndihmën e sistemit VAR, gjyqtari i takimit përsërit ekzekutim e penalltisë. Në shansin e dytë Latifi nuk gaboi duke ekzekutuar plot kalas penalltinë që i dhuroi Vllaznisë avantazhin në “Air Albania”. Partizani reagoi fort dhe në minutën e 28-të i Skuka për pak vë në jetë një kryevepër por Zogovic në pozicion mban Vllazninë në lojë. Për të ndërlikuar më shumë se sa duhej këtë transfertë për Vllazninë mendojë Hakaj që në limitet e pjesës së parë u ndëshkua me karton të kuq duke lënë shkodranët me një lojtar më pak.

Ashtu siç pritej, Partizani shtoi ofensivën në pjesën e dytë dhe në minutën e 65-të, Tedi Cara barazoi rezultatin në 1-1, një gol që u anulua fillimisht nga anësori por i konfirmuar më pas nga VAR. Partizani tentoi në çdo formë të shënonte golin tre pikësh por pa sukses, me dy ekipet që ndajnë nga një pikë që i shërben pak ose aspak objektivave të tyre sezonal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb