I kapur teksa lëvizte me makinë me një sasi kokaine. Një ngarkesë e madhe, e destinuar sipas të gjitha gjasave për sheshin e Ravennas. Dorian Konti, 36-vjeçari me origjinë shqiptare, i njohur në polici për krime specifike, fshihte 10.5 kilogramë të tjera të së njëjtës lëndë në shtëpinë e tij në Occhiobello (në zonën Rodigino). Karabinierët e arrestuan të premten, gjatë një hetimi të gjerë të nisur në zonën e Bergamos.

Sasia totale e drogës që dispononte 36-vjeçari dhe e kapur nga karabinierët i kalon 27 kilogramët. Operacioni, ku u përfshinë edhe karabinierët e Kompanisë Lugo, bëri të mundur gjetjen e një pakoje brenda makinës, e cila peshonte rreth 16.7 kilogramë.

Shqiptari dorëzoi çelësat e shtëpisë në të cilën banon, në komunën e provincës së Rovigos. Ndërkohë që ushtarakët po kryenin arrestimin, kolegët kryen një kontroll brenda shtëpisë në Veneto dhe aty u gjetën edhe 10.5 kilogramët e tjerë të kokainës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb