Trupi i djegur i një burri është gjetur pasditen e sotme në garazhin 2 të tragetit “Euroferry Olympia”. Sipas informacioneve, shkarkimet e dioksidit të karbonit brenda anijes kanë rënë dhe kështu forcat e shpëtimit kanë arritur të futen në garazhin 2. Aty gjetën kufomën e djegur të një burri në një kabinë kamioni. Më herët është shpëtuar një 21-vjeçar nga Bjellorusia në një kamion me targa lituaneze.

Përfaqësuesi i Rojës Bregdetare, kapiteni Nikos Alexiou, duke folur për SKAI-n, ishte shprehur optimist se në anijen e djegur do të gjenden të mbijetuar të tjerë dhe për këtë operacioni i shpëtimit vazhdon. Pas shpëtimit të shoferit bjellorus, por edhe tragjedisë me kufomën e djegur, numri i të zhdukurve shkon në dhjetë.

Pak pas orës 15, shpëtimtarët e EMAK-ut u desh të hipnin sërish në anije, duke kërkuar të mbijetuar. Kur hapën dyert e papërshkueshme nga uji të garazhit 2, atyre iu desh të prisnin që të pastrohej ajri në mënyrë që të mund të hynin në të dhe të përpiqeshin të gjenin ndonjë drejtues mjeti që mund të ishte bllokuar atje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: