Në Kosovë aktualisht janë 4 mijë e 541 raste aktive me virusin COVID-19. Vetëm gjatë ditës së djeshme, 183 qytetarë rezultuan pozitiv me këtë virus.

Dy qytetarë të tjerë të infektuar, ndërruan jetë. Nga ana tjetër, krahas numrit dukshëm të rënë të rasteve të reja, edhe numri i dozave të administruara ra gjithashtu.

Në 24 orëshin e kaluar u dhanë 579 doza të vaksinës anti-COVID. “Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.323 doza të vaksinës” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: