Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, ka zhvilluar një takim me presidentin malazez Milo Gjukanoviç, në kuadër të situatës politike në vend.
Pas këtij takimi presidenti i Këshillit Europian, është shprehur se stabiliteti politik është çelësi i përparimit.
“Stabiliteti politik është çelësi i përparimit”, ka thënë ai.
Më tej shtoi se në këtë takim është diskutuar edhe lidhur me rëndësinë e përqendrimit në përpjekjet politike drejt reformave të BE.
(BalkanWeb)