Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku një e moshuar ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, në fshatin Mizë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi E. A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Porche” ka përplasur një këmbësore, shtetasen N. H., 69 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjës.

Po ashtu mësohet se është shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: