Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar ashpër pas vendimit të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për të njohur separtatistët e rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk.
Menjëherë pas vendimit të Putinit, Sekretari Amerikan Blinken ka telefonuar ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, të cilit i ka thënë se SHBA dënon në mënyrën më të ashpër të mundshme.
“Lëvizja e Rusisë për të njohur “pavarësinë” e të ashtuquajturave republika të kontrolluara nga përfaqësuesit e saj është një akt i parashikueshëm, i turpshëm. Ne i dënojmë ata në termat më të ashpër të mundshëm dhe qëndrojmë me Ukrainën, siç i thashë ministrit të Jashtëm, Dmytro Kuleba sonte”, shkruan Blinken.
Russia’s move to recognize the “independence” of so-called republics controlled by its own proxies is a predictable, shameful act. We condemn them in the strongest possible terms and #StandWithUkraine, as I told Foreign Minister @DmytroKuleba tonight.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 22, 2022
(BalkanWeb)
