Stola në sheshe pallatesh, mbeturina apo dhe shapka e këpucë jashtë dyerve. Të gjitha janë objekt i punës së kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici, i cili ka dalë në inspektim në qytet për të parë nga afër punimet dhe lirimin e hapësirave të përbashkëta në lagjet 4 dhe 5 të Kukësit.
Ai ka parë dhe punën për montonin stolat, duke i pyetur punonjësit për pozicionin e duhur të vendosjes së tyre. Ndërsa duket i habitur nga shpjegimi i punonjësit që stoli është vendosur me kurriz nga lulishtja dhe i kthyer nga pallati.
Më tej Gjici ulet vetë dhe mbledh apo dhe mbeturina në lulishte dhe kërkon të bëhen shembuj. “Me i bo shembull. Çfarë njerëzish janë këta. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve. Është për banorët, është për fëmijët, si mund ta hedhësh nga dritarja e ballkonit?”, thotë Gjici.
“Duhet mbajtur pastër, pashë qese të hedhur. Me na thanë, shkojmë e kapim. persona të papërgjegjshëm dhe ju si qytetarë duhet të reagoni, o qytetarë mos e hidh qesen se është turp. Na thoni ne, t’i vëmë gjobë, ta penalizojmë”, deklaron ai në bashkëbisedim me pronarin e një biznesi.
Gjici: Ça është kjo? Shihni sa e shëmtuar është kjo?
Punonjësi: Është me probleme pronësie
Gjici: Shife letrën, shapkat, urdho (i merr i fut në qese dhe i largon).
Gjici: Kush i hedh qeset, persona të papërgjegjshëm që hedhin qese, lloj-lloj plehrash të penalizohet, nuk do t’i falim më. Dy gra caktoni, përditë ta bëjnë këtë punë.
Ja ulesh këtu, fëmijët lozin.
Të gjithë duhet të jemi bashkë për pastrimin se për të mirën e fëmijëve tanë.
Janë rifiniturat e fundit se dhe për shkak të dimrit u lanë pa bërë. Ajo që na shqetëson, janë disa persona të papërgjegjshëm që i hedhin qeset plastike. Iu bëj thirrje qytetarëve ky investim është bërë për ju, për fëmijët, ta mbajmë pastër. Është një investim që nuk është bërë prej 30 vitesh. Të na bashkohen të gjithë, qytetarët, ta kritikojnë atë tjetrin pse i hedh mbeturinat. Do vendosim kosha të vegjël mbeturinash. Dhe fëmijët t’i ndërgjegjësojnë. Këdo që të kapet duke hedhur plehra do ta penalizojmë, nuk do ta falim.
