DURRËS

Kandidati i PD për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e pjesshme vendore, Luan Hoti ka reaguar sot përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën në qytetin bregdetar, pas reshjeve të shiut  të ditës së sotme.

Postimi i plotë:

Sot pasi ra vetëm dy orë shi, Durrësi u përmbyt.

Jemi në lagjen 18 të Durrësit dhe shikoni pamjet e filmuara këtë të martë. Drejtuesit e mjeteve në vështirësi, kalimtarët po ashtu.

Ky është Durrësi që Sako-Dako e kanë lënë në mëshirë të fatit dhe me arrogancën e tyre thonë se po punojnë shumë, madje dalin dhe kërkojnë vota me fotot me “Photoshop”.

Kur nuk i rregulluan këto rrugë qyteti për 21 vjet për durrsakët, si do ta bëjnë për 1 vit?

Ne kemi një plan konkret si t’u japim drejtim punëve që nuk u kryen kurrë nga socialistët.

Ky do të jetë ndryshim i vërtetë që do t’i kthejë normalitetin dhe krenarinë qytetit tonë.

Në shërbim të qytetarëve. Bashkë për Durrësin!

Voto Partia Demokratike

Voto Luan Hoti

Voto Nr.3

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb