Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar faktin se do të shkojë nesër në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Ai do të pyetet si dëshmitar në këtë komision në orën 12:00.

Ishte vetë Rama që kujtoi sot në një takim në Durrës se mezi priste që të shkonte nesër në komision.

“Me atë komisionin të paktën u krijua një mundësi për ata që duan të dëgjojnë dhe jo të shikojnë. E vërteta është diçka krejt tjetër, pasi s’po flas më gjatë për këtë se mezi pres që të shkojë nesër. Po s’patet ndonjë gjë më të mirë për nesër, më ndiqni!”, tha Rama.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb