Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, ka deklaruar se Bashkimi Europian pret që Serbia të respektojë sanksionet e vendosura kundër Rusisë, pas njohjes së rajoneve separatiste pro-ruse.
“BE do të reagojë me sanksione ndaj shkeljes së ligjit ndërkombëtar nga ana e Rusisë dhe pret që vendet në procesin e anëtarësimit të harmonizohen me vendimet e Brukselit dhe kjo vlen edhe për Serbinë”, ka thënë Stano.
Ndërkohë sot se BE-ja e SHBA kanë vendosur sanksione të reja kundër Rusisë, pas njohjes së rajoneve separatiste pro-ruse, nga presidenti rus Vladimir Putin.
(BalkanWeb)