Pas daljes së një deklarate nga ana e ushtrisë ukrainase se forcat e saj ajrore po luftonin kundër një sulmi ajror nga Rusia, vjen kundërpërgjigja nga kjo e fundit.

Ministria ruse e Mbrojtjes citohet nga agjencia ruse e lajmeve Interfax të ketë thënë se “mbrojtja ajrore e forcave të armatosura ukrainase është shtypur”.

Ministria ruse shton se “forcat kufitare ukrainase nuk u bënë rezistencë njësive ruse”. BBC shkruan se deri më tani nuk ka pasur asnjë konfirmim të pavarur të këtyre pretendimeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: