8 muaj pasi përjetojë vdekjen, si pasojë e një arresti kardiak gjatë sfidës me Finlandën në “Euro2016”, Christian Eriksen është gati të rikthehet në fushë. Është trajneri i Brentford, Thomas Frenk, ai i cili jep lajmin e shumë pritur:
“Christian do të jetë pjesë e skuadrës të shtunën, do të zbres në fushë kundër Newcastle. Është një ditë e madhe për të gjithë ne, por mbi të gjitha për familjen e tij”, theksoi ndër të tjera trajneri i Brentford.

Në pritje për të kuptuar nëse do të zbres në fushë nga minuta e parë, apo do të aktivizohet gjatë ndeshjes, tifozët e Brentford kanë një arsye më shumë për të festuar dhe për të pritur me padurim sfidën me “qymyrxhinjtë”.
(BalkanWeb)
