Në minutën e 94-ët, pas golit të Fabian Ruiz, në Serie A nisi zyrtarisht një garë treshe për titullin kampion. Napoli kap Milan në krye, dy pikë më shumë se Inter, me zikaltërit që mund të marrin kreun në rast se fitojnë sfidën e prapambetur me Bologna. 11 javë përpara fundit të sezonit, është thuajse e pamundur të bësh një parashikim se kush është favorit për të fituar titullin. Në këtë garë nuk mund të përjashton as Juven, fundja bardhezinjtë nuk ndodhen shumë larg, minus 8 pikë nga kreu.

Nga këtu e deri në përfundim të sezonit situata mund të ndryshojë shumë dhe shpejt, duke nisur që nga kjo e diele ku luhet një sfidë direkt Napoli-Milan, një ndeshje që mund të ndryshojë edhe një herë balancat. Një ndeshje tjetër përcaktuese pritet të jetë edhe Juve-Inter në fillim të prillit.

Nga të katër ekipet e para, Inter ka kalendarin më të favorshëm, vetëm Roma shihet si pengesa më e madhe, ndërsa Milan pas Napolit do të përballet me ekipe si Atalanta e Fiorentina. E sigurt është që ky sezon i Serie A po shndërrohet në shumë konkurrues dhe shumë emocionues, ku nuk përjashtohet as mungesa për një titull të vendosur në fotofinish.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb