“Teksa Rusia deklaron se ka marrë kontrollin e portit të Khersonit në Ukrainën jugore, kjo gjë është kontestuar nga kryebashkiaku i qytetit.
Hussain, një qytetar i cili jeton atje me gruan dhe vajzën e tij 3-vjeçare, postoi një video nga jashtë banesës, ku shiheshin tanke 10 metra larg nga ballkoni i tij. Shtetasi indian i tha BBC News se ushtarët rusë kanë qëlluar me armë zjarri për të paralajmëruar njerëzit, ndërsa shtoi se nuk kishte qenë kurrë kaq i frikësuar në jetën e tij.
Hussain pohoi se supermarketet janë mbyllur dhe atij i mungon ushqimi. Ai tha se në banesën e tij ka oriz, fasule, disa patate dhe domate, duke shtuar se po kufizojnë ushqimin edhe për vajzën e tyre. “Unë nuk e di nëse lufta do të vrasë njerëz, por uria patjetër!”
