Kryebashkiaku i Khersonit duket se ka pranuar se qyteti jugor ukrainas ka rënë në duart e forcave ruse.

Në një mesazh të postuar në Facebook të mërkurën, Igor Kolykhaev shkroi se “kishte vizitorë të armatosur në këshillin e qytetit sot” dhe se ai u kishte thënë trupave “ne nuk kemi Forca të Armatosura të Ukrainës në qytet, vetëm civilë dhe njerëz që duan të jetojnë këtu!”.

Kolykhaev shkroi se forcat e Moskës kanë vendosur një shtetrrethim nga ora 20:00 deri në 06:00 me kohën lokale, teksa tha se makinat me ushqime, ilaçe dhe disa furnizime të tjera do të lejohen të hyjnë në qytet.

Ai shtoi se makinat brenda qytetit duhet të lëvizin me shpejtësi “minimale” dhe këmbësorët janë të ndaluar të lëvizin në grupe me më shumë se dy persona.

“Deri tani kështu është. Flamuri ukrainas është ende i ngritur. Dhe për të mbajtur të njëjtë, këto kërkesa duhet të plotësohen. Nuk kam asgjë tjetër për të ofruar ende”, tha Kolykhaev.

BBC nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë deklaratë dhe më herët sot zyrtarët e mbrojtjes amerikane thanë se Kherson “mbetet shumë një qytet i kontestuar”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: