Një shpërthim pranë stacionit qendror hekurudhor të Kievit më herët këtë mbrëmje u shkaktua nga nje rakete e rrëzuar nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.
Sipas këshilltarit te ministrisë së Brendshme Anton Herashchenko copat e raketes goditën një tub ngrohjeje, duke shkaktuar shpërthimin.
“Forcat tona Ajrore Heroike rrëzuan një raketë me krahë të fashistëve rusë, e cila ishte menduar për një nga qendrat e kontrollit. Rrënojat e një rakete të rrëzuar, dëmtuan termometrin, por dëmi do të hiqet deri në mëngjes. Nëse kjo raketë do të godiste objektivin diku në qendër të Kievit, viktimat dhe shkatërrimet do të ishin të tmerrshme.
Lavdi Forcave Ajrore të Ukrainës!
STOP!
Askush s’mund te thote dicka se pse Forca jonë Ajrore po gjuan raketat e armikut mbi zonat shumë të banuara të Kievit.”
(BalkanWeb)
