India abstenoi të mërkurën rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që dënonte agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.

Ky ishte abstenimi i tretë në më pak se një javë nga India për rezolutat mbi krizën në përshkallëzim midis Moskës dhe Kievit. Vendimi u pasua nga thirrjet e zyrtarëve të lartë në Uashington në Indi për të “marrë një pozicion të qartë”.

Indisë i duhet të ecë në një ‘litar’ diplomatik mbi Ukrainën ndërsa përpiqet të balancojë lidhjet e saj me Moskën dhe Perëndimin.

Por strategjia e saj ka ngritur pyetje, veçanërisht në Perëndim, për faktin se demokracia më e madhe në botë duhet të mbajë një qëndrim më të qartë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb